Luan Maloku: Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje shkon drejt fitoreve të radhës

Luan Maloku ka thënë se Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje shkon me kokën lartë për punën dhe angazhimin që ka treguar për këto dy vite sa ishite pjesë e qeverisë.

Lajme

22/08/2019 14:44

Luan Maloku, këshilltar politik i Fatmir Limajt, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje shkon me kokën lartë për punën dhe angazhimin që ka treguar për këto dy vite sa ishite pjesë e qeverisë.

“Jo rastësisht na duan të gjithë për partneritet si para dhe paszgjedhor. Këtë e kemi arritur falë kryetarit Limaj i cili na mësoj që me partnerët tanë duhet të jemi korrekt dhe të sinqertë”, ka shkruar Maloku, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë Malokut:

Shkojmë në zgjedhje më kokën lartë dhe krenarë për punën dhe angazhimin që e kemi bërë këto dy vite sa ishim në qeveri.
Jo rastësisht na duan të gjithë për partneritet si para dhe paszgjedhor. Këtë e kemi arritur falë kryetarit Limaj i cili na mësoj që me partnerët tanë duhet të jemi korrekt dhe të sinqertë.
Me kryetarin e fjalës i cili gjithmonë kërkon votën e besimit me zemër drejt fitoreve të radhës.
Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë të drejtë për një shtet që do ta duan të gjithë.
Nisma+10
#FatmirLimaj