Logan Paul shpjegon pse u shty përballja ndaj Floyd Mayweather

Logan Paul dhe Floyd Mayweather kanë shtyrë ndeshjen e tyre derisa të lejohen të gjithë tifozët.

Sport

03/02/2021 09:58

Superylli i Youtubes, Paul ishte paraparë të ‘luftojë’ me boksierin legjendar me 20 shkurt, transmeton lajmi.net.

Paul insiston se ndeshja do të zhvillohet dhe pranoi se ka thyer çdo rekord për shikime dhe bileta.

“Ndeshja me Floyd Mayweather është shtyrë, andaj jam plotësisht në rregull. E dinim se do shtyhej nga minuta e parë, shkaku i COVID019”.

“Ndeshja do zhvillohet. Kjo betejë ka thyer çdo rekord për shitje dhe interesim në statistikat”, tha ai.

Ende s’ka konfirmim se kur do të zhvillohet kjo ndeshje, mirëpo derisa të lejohen tifozët , kjo super përballje nuk do zhvillohet./Lajmi.net/