Loftus-Cheek e ka një kërkesë për trajnerin e ri të Chelseat

Vendimin final do ta marrë trajneri Maruizio Sarri.

Sport

08/08/2018 23:33

Pas formës së mirë në fazën para-sezonale, Ruben Loftus-Cheek dëshiron të mbetet te Chelsea.

Sipas mediave britanike, lojtari i ka kërkuar agjentit t’iu komunikojë drejtuesve të klubit dëshirën për të mbetur në ekip, përcjellë “Lajmi.net”.

Megjithatë, vendimin final do ta marrë trajneri Maruizio Sarri.

Ardhja e kroatit Mateo Kovacic mund të komplikojë situatën e Cheek në ekipin londinez. /Lajmi.net/