Lis Shoshi largohet nga Peja

Qendra e Pejës, Lis Shoshi është larguar nga Peja dhe aventurën do ta vazhdojë në kampionatin e Izraelit.

Sport

13/09/2021 13:14

Lajmin për largimin e Lisit e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit pejan, Arbër Elshani.

Elshani gjithashtu ka konfirmuar se është gjetur menjëherë zëvendësuesi i Lisit, dhe zyrtarizmi i lojtarit të huaj do të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë që Lisi kishte luajtur edhe më herët në kampionatin e Izraelit, gjersa edicionin e kaluar me Pejën, Lisi kishte një mesatare prej 14 pikëve e 9 kërcimeve për ndeshje. /Lajmi.net