LinkedIn lansohet në Kinë

Jeff Weiner, shef i rrjetit profesional LinkedIn, njoftoi të hënën se kompania e tij ka lëshuar një version të shërbimit në gjuhën kineze, duke e bërë atë një nga rrjetet më të mëdha sociale amerikane për ta synuar një vend të njohur për censurën e saj të shërbimeve të Internetit. “Faqja e internetit e re…

Auto & Tek

25/02/2014 16:18

Jeff Weiner, shef i rrjetit profesional LinkedIn, njoftoi të hënën se kompania e tij ka lëshuar një version të shërbimit në gjuhën kineze, duke e bërë atë një nga rrjetet më të mëdha sociale amerikane për ta synuar një vend të njohur për censurën e saj të shërbimeve të Internetit.

“Faqja e internetit e re në gjuhën kineze, do ta zgjerojë edhe më shumë hapësirën tonë, dukë përfshirë më shumë se 140 milionë profesionistë të vendit”, shkroi Weiner në një artikull të postuar në faqen e internetit LinkedIn.

Weiner, megjithatë nuk e injoroi “Elefantin” në dhomë: qeverinë kineze. Kompania do duhej të përputhet me kërkesat e qeverisë që të operojë në vend, dhe se ajo nuk e ka marrë këtë vendim me lehtësi.

“Zgjerimi i shërbimit tonë në Kinë ngre pyetje të vështira, por është e qartë për ne se vendimi për të vazhduar është vendim i drejtë”, tha Weiner.

LinkedIn aktualisht ka 277 milionë anëtarë, dhe qëllimi i tij është që t’i fus nën ombrellë të gjithë profesionistët e botës.