Ligji i Prokurimit Publik me urgjencë për në seancën e nesërme

U deshtë që sekretari i Kuvendit të bëjë kërkesë me shkrim dhe, me prezencën e tij në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, të bëjë presion në mënyrë që komisioni të rekomandojë kryesisë së Kuvendit që në seancën e nesërme të fut në rend dite ndryshimin e ligjit të Prokurimit Publik. Kjo për shkak se ky ligj është njëri prej 8 kushteve për liberalizimin e vizave.

Lajme

18/02/2016 16:06

Kryetari i Komisionit, Naser Osmani tha se ligji i Prokurimit Publik është njëri nga 8 kushtet e Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave dhe, sipas tij, kanë për obligim të rekomandojnë që nesër të futet në rend dite me urgjencë ky ligj, për t’u trajtuar çështja e ndryshimit dhe plotësimit t ligjit të prokurimit publik.

Komisioni votoi me shumicë votash shmangien nga Rregullorja e Kryesisë për shqyrtimin e këtij ligji në lexim të parë.

“Me urgjencë me u trajtuar çështja e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit të prokurimit publik, dhe menjëherë në mbledhjen e radhës me u lexuar edhe në lexim të dytë”, tha Osmani.

Ndryshimi dhe plotësimi i këtij ligji, ai tha se po bëhet kryesisht për dy nene, që kanë të bëjnë m e rregullimin ligjor të procedurës së emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Për shkak të lëshimeve që janë bërë në Ligjin e fundit të miratuar të Prokurimit, sa i përket emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të OSHP-së, duke ditur se kriteret për liberalizimin e vizave është edhe emërimi i anëtarëve të OSHP-së. Meqenëse tani kemi një ndryshim i cili është përafruar me këtë ligj, konsideroi se ne duhet ta kemi parasysh , sepse propozimi që ka të bëjë me nenin 2. 1 që bordi i OSHP-së të përbëhet nga 5 anëtarë që emërohen për një mandat 5-vjeçar pa të drejtë ri-emërimi tash i shtohet që kryetari dhe anëtarët e OSHP-së propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi”, tha Osmani.

Sipas tij, ky është ndryshim thelbësor, ngaqë ka munguar në ndryshimin e ligjit të kaluar, sepse nuk është saktësuar kush e bënë propozimin e anëtarëve të OSHP-së. Ai tha se ndryshime të ligjit ka edhe në saktësimin e mandatit të bordit të OSHP-së.

Kryetari i KRPP-së, Safet Hoxha tha se këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme për të qenë ligji në harmoni me atë të BE-së. Ai tha se kërkesa nga BE ka edhe për aktivitetet e prokurimi publik që të bëhet edhe parashikimi vlerës së kontratës në mënyrë që autoritetet kontraktuesetë jenë të njoftuara.

Kurse për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të OSHP-së nga kuvendi me ligjin e ri, ai konsideron si mundësi e ushtrimit dhe ndikimit në këtë organ.

“Ne si KRPP kemi bashkëpunuar ngushtë me mekanizmat ndërkombëtar të BE-së për harmonizimin e ligjit, sepse ideja është  që edhe pas këtij ndryshimi ne presim që diku në shtator me pasur një raport negative për Prokurimin Publik, për shkak se Ligji nuk përputhet me direktivat e BE-së të paktën për disa detale. Ka qenë kërkesë e tyre që në ligj të përfshihet edhe aktivitet publik i prokurimit”, tha Hoxha.

Deputetja Safete Hadergjonaj tha se e kupton se është një çështje shumë e nxituar, mirëpo është mirë që brenda kësaj periudhe të shkurtër kohore të shihet se çka mund të plotësohet në mënyrë që të mos ketë kontradikta me kërkesat të cilat janë bërë në lidhje me plotësimin e ndryshimit të këtij ligji.

“Të konsultohemi se çfarë mund të ndryshojmë në mënyrë që të jemi të harmonizuar dhe të mos marrim mandej vërejtje nga Komisioni Evropian se nuk është plotësuar për një gj ë të vogël dhe të shënohet në raport se ligji nuk është si duhet”, tha Hadërgjonaj.

Kurse, deputetja Besa Gaxherri tha se duhet të kemi parasysh se ky është një ligj i rëndësisë dhe i veçantë për ta luftuar korrupsionin dhe njëkohësisht mund të pritet liberalizimi i vizave.

“Një ligj i kësaj rëndësisë duhet me u bërë shumë për shpejt, ne këtu e kemi shumë të vështirë dhe përgjegjësi , por nuk kemi qare pa e bërë një gjë të tillë… ne duhet me gjet mundësinë që sot nëse është nevoja deri në mbrëmje me punuar për këto propozim ndryshime që nesër me dërguar ligjin në kuvend”, tha Gaxherri.

Komisioni votoi ligjin për patentë shofer, i cili sipas kryetarit të Komisionit Naser Osmani nuk ka implikime buxhetore të shtetit.

Komisioni për buxhet miratoi pa diskutime edhe projektligjin për administrimin e pasurisë të sekuestruar dhe të konfiskuar