Leon Goretzka: Shpresoj që Alaba të fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka shpreson që Real Madridi të shpallen kampion të Ligës së Kampionëve.

Sport

27/05/2022 17:16

Vetëm edhe një ditë na ndan nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli do të jenë nikoqir i Real Madridit në stadiumin e Parisit ‘Stade de France’, për një tjetër finale në mes këtyre dy klubeve.

E përpara kësaj ndeshje shumë lojtar dhe ish-lojtarë dhanë mendimet e tyre se cili ekip do duhej të fitojë çmimin më prestigjioz për klube.

Në mesin e tyre ishte edhe mesfushori i Bayernit, Goretzka.

“Unë nuk jam neutral për Alaba, kështu që më duhet të kryqëzoj gishtat për Real Madridin për finalen e UCL. Shpresoj që ai të fitojë një tjetër titull të Ligës së Kampionëve”, ishin fjalët e gjermani, përcjell lajmi.net.

Finalja në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/