Lartësia e borës në Brezovicë arrin në 1 metër, rekomandohet që të mos shkohet për skijim

Reshjet e dendura të borës sot në Brezovicë, e kanë çuar lartësinë e saj në deri 1 metër. Po ashtu edhe parkingu është bllokuar. Kështu ka bërë të ditur faqja Brezovica.info. Nga kjo faqe bëjnë thirrje që, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, të mos shkohet në Brezovicë sot për skijim. “Pas reshjeve të…

Lajme

16/12/2023 10:40

Reshjet e dendura të borës sot në Brezovicë, e kanë çuar lartësinë e saj në deri 1 metër. Po ashtu edhe parkingu është bllokuar.

Kështu ka bërë të ditur faqja Brezovica.info.

Nga kjo faqe bëjnë thirrje që, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, të mos shkohet në Brezovicë sot për skijim.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq.  ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar.  rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë”, thuhet në një njoftim.