Larja e dhëmbëve ndihmon në luftimin e sëmundjeve të zemrës

Higjiena e mirë orale sjell një reduktim të rrezikut të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskular-e (sëmundja e zemrës dhe ataku).

Lifestyle

30/08/2016 19:34

Dëshmitë tregojnë se ato që i lajnë rrallë dhëmbët e tyre kanë një rritje rreziku prej 70% ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Një studim i realizuar tek 12.000 njerëz në Skoci raportoi se ato që i lanin dhëmbët më pak se njëherë në ditë kishin më shumë mundësi që të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ato që i lanin dy herë në ditë.

Kjo ndodhte pavarësisht trajtimit të faktorëve të rrezikut siç janë masa trupore, duhani, vizitat dentare, presioni i lartë i gjaku-t dhe historia familjare.

Ndërkohë që mekanizmi mbetet i paqartë, kërkuesit gjetën një lidhje të rëndësishme ndërmjet larjes së shpeshtë të dhëmbëve dhe reduktimit të sëmundjeve kardiovaskulare.