Largim i madh nga Liria, Liridon Fetahaj konfirmon “divorcin”

Një nga futbollistët kryesor të Lirisë së Prizrenit, Liridon Fetahaj është larguar nga skuadra. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fetahaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net. “Ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjesë e klubit, i falënderoj jashtëzakonisht shumë tifozerinë prizrenase dhe gjithë Arpagjikët…

Sport

14/06/2023 13:45

Një nga futbollistët kryesor të Lirisë së Prizrenit, Liridon Fetahaj është larguar nga skuadra.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fetahaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjesë e klubit, i falënderoj jashtëzakonisht shumë tifozerinë prizrenase dhe gjithë Arpagjikët të cilët më kanë përkrahur tepër shumë e ju borxhlinjë gjithë jetën, falë Arpagjikëve jemi ketu” – ka shkruar ndër tjerash Fetahaj.

Ai ka falënderuar edhe administratën dhe krerët e klubit prizrenas.

Liria e Prizrenit është inkuadruar këtë edicion në Superligën e Kosovës, duke triumfuar në barazh kundër Ferizajt.

Fetahaj më parë ka bërë karrierë te Ballkani e Prishtina./Lajmi.net/