Kyle Walker mendon largimin nga Manchester City

Pas fitores së Champions League, në “shtëpinë” e Manchester Cityt duket se kanë nisur ndryshimet e para. Sipas raportimeve të medieve britanike, Kyle Walker po mendon largimin nga kampionët e Premier League. Mbrojtësi anglez nuk e mori mirë qëndimin në stol në finalen e Champions League kundër Interit dhe nuk ndihet i domosdoshëm për Pep…

Sport

17/06/2023 11:55

Pas fitores së Champions League, në “shtëpinë” e Manchester Cityt duket se kanë nisur ndryshimet e para.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Kyle Walker po mendon largimin nga kampionët e Premier League.

Mbrojtësi anglez nuk e mori mirë qëndimin në stol në finalen e Champions League kundër Interit dhe nuk ndihet i domosdoshëm për Pep Guardiolën.

Kështu, në moshën 33-vjeçare, Walker mund të ndryshojë “ajrin” dhe në Gjermani ka një klub të interesuar për shërbimet e anglezit dhe ai është Bayern Munich me në krye Thomas Tuchel, i cili vlerëson shumë cilësitë e ishit të Tottenhamit.

Nëse Pavard vendos largimin nga bavarezët, atëherë kampionët e Gjermanisë pritet të nisin menjëherë negociatat me Walker.