Kuponët fiskal shiten edhe në facebook! (Foto)

Oferta nga Administrata Tatimore e Kosovës që qytetarët me mbledhjen e kuponave t’iu kthehet një shumë e parave ka bërë që shumë qytetarë, të grumbullojnë numër të madh të kuponëve fiskal.

Lajme

21/04/2017 22:04

Por dikush në vend që ata t’i dorëzojë në ATK ka menduar diçka më ‘interesante’, shkruan lajmi.net

Në faqet në facebook që përdoren për shitblerjen e gjësendeve, një qytetar ka publikuar një fotografi ku ka bërë një ofertë për shitjen e kuponëve fiskal.

“Shes kuponat fiskal të numëruar n’3 vena nga 800 euro”, është oferta e qytetarit.

Duket se qytetarët janë lodhur nga pritjet e gjata që t’i marrin paratë e kuponëve, dhe po bëjnë zgjidhje tjera. /Lajmi.net/