Kumpir me mish
Përbërësit
Lifestyle
3 patate
150 gr mish
1 spec i gjelbër
1 domate
Përmbi:
djathë i grirë kaçkavall
Hapat:
Patatet i pastrojmë dhe i terim, fillimisht i mbështjellim me letrën e pjekës, pastaj me folje dhe në temperaturë 200 grade celsius për 2 orë i pjekim. Qepen dhe specin e premë në copa te vogla dhe i fërgojmë në tigan. Pastaj e shtojmë mishin në tigan dhe kështu me radhë domaten dhe erëzat. Patateve ia largojmë pjesën e sipërme dhe ia hedhim glazurën e përgatitur. Dhe djathin e shkrire ose kaçkavallin, i vendosim në furrë deri sa të shkrihet kaçkavalli. Pastaj mund ta shërbeni me disa copa të majdanozit.