Kryevepra e katalonasve

Ndërtimi i "kullave njerëzore" është një nga traditat kulturore që i bën katalonasit të ndjehen krenar. 

Lajme

16/09/2014 16:37

Në vitin 2010, UNESCO shpalli traditën e ndërtimit të kalave nga njerëzit si një nga kryeveprat e trashëgimisë jomateriale botërore.

Çdo vit, në Katalonjë, rajon i cili po kërkon pavarësi nga Spanja, organizohen gara se kush e ndërton “kullën prej njerëzve” më të madhe dhe më të fortë.

Gjatë ndërtimit të këtyre “kullave”, e cila bëhet në faza, ndodhin edhe aksidente, por rrallë herë kanë përfunduar me fatalitet, për shkak të stërvitjeve dhe bazës mbrojtëse që ndërtohet me përgjegjësi të lartë.

Faza e parë, e quajtur “pinya” (baza e kullës) formohet ngadalë dhe me kujdes në mënyrë që t’jua mundësojnë pjesëmarrësve, të veshur shpeshherë me ngjyra të flamurit katalonas, ndërtimin e “kullës” në nivele, në këmbë mbi krahët e tjetrit.

Në garat që mbahen çdo nëntor në Barcelonë, një “kullë njerëzore” quhet e ndërtuar me sukses vetëm atëherë kur të gjithë pjesëmarrësit në ndërtimin e saj zbresin nga lartë poshtë pa pësuar ndonjë incident.  

Kulla më e lartë deri tani është ndërtuar në vitin 1981, nëntë nivelesh, ndërsa më poshtë, në njërën nga videot mund të shikoni ndërtimin e një kulle të suksesshme, ndërsa në videon tjetër shikoni rrëzimin dramatik të “kalasë njerëzore”.