Kryetarët e komunave dalin kundër mbylljes totale, qëndrimin ia shprehin edhe ministrit Vitia

Kryetarët e Komunave të Kosovës u shprehën kundër mbylljës totale.

Lajme

29/03/2021 22:50

Kështu u tha sot në takimin virtual të Komitetit antiCOVID, i thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me kryetarët e komunave, në të cilin u diskutua për procesin e vaksinimit nëpër komuna dhe respektimin e masave antiCOVID pas mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë.

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë në  Kanal10 se gjatë kësaj mbledhje kryetarët e komunave kanë refuzuar mbylljen totale.

“Zakonisht masat merren pas rekomandimeve të IKShPK-së, në mënyrë që masat të zbatohen më lehtë është mirë që të ketë kordinim të aktiviteteve të nivelit local me nivelin qendrorë, dhe se zotimi i ministrit Vitia është që para çdo marrje të vendimit për liberalizim apo shtrëngim të masave të konsultohet niveli lokal”, tha Ibrahimi.

Tutje Ibrahimi tha se kryetarët janë shprehur kundër mbylljes totale.