Kryesia e LDK-së arrin në seli të partisë, pritet zgjedhja e kandidatit për kryeministër

Anëtarët e Kryesisë së re të LDK-së kanë filluar të mblidhen në selinë e partisë, ku edhe pritet të zgjedhet emri që do të jetë kandidat për kryeministër.

Lajme

24/08/2019 11:06

Në seli tashmë ka arritur edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.

Përveç tij, aty janë edhe Vjosa Osmani, Ismet Beqiri, Lutfi Zharku e Lumir Abdixhiku.

Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të diskutohet edhe koalicioni i mundshëm me Vetëvendosjen, diskutimet për të cilin kanë ngecur për shkak se dy partitë nuk heqin dorë nga posti i kryeministrit.

Si kandidatë më të përfolur për këtë pozitë, aktualisht janë Lutfi Haziri, Vjosa Osmani e Kujtim Shala. /Lajmi.net/