Kryerja e fakultetit duke kopjuar, teknologjia lehtësim

Përsosja e teknologjisë po ua mundëson nxënësve e studentëve kopjimin në provim.

Lajme

23/11/2014 19:45

Së fundi në kryeqytet është përhapur një ofertë që u mundëson studentëve kufje me pagesë, nëpërmjet të cilave dikush nga jashtë mund t’u asistojë atyre në provim, raporton KTV.
 
Një njoftim në qytet me mbishkrimin “Jap me qira dëgjuese për provim” u tregon studentëve se është gjetur edhe një mundësi tjetër për ta kryer provimin shumë lehtë.
 
Ekipi i Kohavisionit ka kontaktuar në numrin që gjendet në njoftim për t’u interesuar për këto dëgjuese për kopjim dhe pronari me shumë lehtësi tregon funksionin si dhe kualitetin e lartë që thotë se e kanë.
 
Ky person tregon edhe si duhet përdorur me lehtësi këtë pajisje. E çmimi sipas pronarit është 20 euro, por mund të ketë edhe ulje për studentë.
 
Ekipi i KTV-së i ka kërkuar këtij personi që të caktojë një lokacion ku mund të sigurohen këto dëgjuese.
 
Sipas kësaj bisede, pas përdorimit të kësaj pajisjeje suksesi është i garantuar.