Kristal Abazaj kërkohet nga klubi i njohur nga Serie A

Në fakt, kartoni i Abzajt, sikurse u njoftua gjerësisht në shtypin shqiptar është blerë nga Skënderbeu, por 21-vjeçari do të qëndronte deri në fund të sezonit i huazuar të bluzinjtë.

Sport

16/01/2018 13:32

Chievo Verona kërkon Kristal Abazajn e Luftëtarit.

Lajmi i bujshëm publikohet nga prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”, që u referohet zhvillimeve më të fundit te skuadra verdheblu.

Edhe pse nuk jepen shumë detaje, mjafton fakti që një klub i Serisë A po sheh mundësinë e blerjes së një talenti nga Superiorja, që të përbëjë një lajm shumë të rëndësishëm për opinioinin sportive në vend.

Në fakt, kartoni i Abzajt, sikurse u njoftua gjerësisht në shtypin shqiptar është blerë nga Skënderbeu, por 21-vjeçari do të qëndronte deri në fund të sezonit i huazuar të bluzinjtë, transmeton “Supersport.al”.

Nëse oferta e Chievos do të jetë ajo e duhura, atëherë Abazaj do të transferohet në Serinë A, pa luajtur asnjë ndeshje me korçarët.