Krishtlindje si vegjetarian

Australia është tregu i tretë vegjetarian në botë që po rritet shumë shpejt, sipas Euromonitor International. Por çfarë duhet të ketë tavolina vegjetariane e Krishtlindjeve sipas Femail?

Fun

16/12/2017 18:28

Rostoja
Rostoja është shpesh menuja kryesore në drekën apo darkën e Krishtlindjeve dhe atyre që kanë zgjedhur stilin vegjetarian nuk do u mungojë.

Roston mund ta gjeni si me mish gjeli edhe pule në mjaft dyqane. Merrni për aq persona sa ju nevijoten dhe piqeni në furrë. Fakti që është e mbushur me mjaft perime është i rekomanduar dhe për një tavolinë vegjetariane.
Ëmbëlsira
Një tjetër përbërës i rëndësishëm i tavolinës së Krishtlindjeve është edhe ëmbëlsira, pasi keni shijuar të gjithë ushqimin dhe duhet të kënaqni veten me gjëra të ëmbla.

Në ditët e sotme ka dhe ëmbëlsira vegjetariane, mjafton të dini çfarë të kërkoni. Tartat me fruta të ndryshme janë mjaft të shijshme dhe në ditët e festave mund ti gjeni të dekoruara në mënyra nga më të ndryshmet.
Pija
Çfarë do të ishte një drekë Krishtlindjesh pa një apo dy gota shampanjë? Por kur je vegjetarian është disi e vështirë të gjesh markën e duhur.

Fatkeqësisht është e zakonshme që shampanja gjatë përpunimit ka përbërës të të bardhës së vezës, proteinave të qumështit dhe xhelatin. Teknikisht ato përfshihen në recetë, dhe nuk futen në listën e përbërësve, kështu që është e vështirë për vegjetarianët të gjejnë atë që u përshtatet më shumë.