Krime lufte nga të dyja palët në Ukrainë
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), të dyja palët, separatistët pro-rusë dhe forcat ukrainase mund të jenë fajtorë për ekzekutime dhe vrasje të qëllimshme në konfliktin në lindje të Ukrainës.
Bota
“Nuk ka dyshim se vrasjet dhe mizoritë janë duke u kryer nga të dyja palët, separatistët pro-rusë dhe forcat ukrainase. Por është e vështirë që të vlerësohet saktësisht shkalla e këtyre abuzimeve”, thuhet në raportin e prezantuar të hënën nga AI, transmeton REL.
Kjo organizatë, hedh dyshime mbi pretendimet nga ana e separatistëve dhe qeverisë ruse të muajit të kaluar lidhur me ‘varreza masive’ në Ukrainën lindore, duke thënë se ata kanë gjetur prova për vrasjen e katër njerëzve të cilët janë varrosur në dy varre, por jo të qindra trupave, siç kanë pretenduar zyrtarët dhje mediumet ruse.