Krijesa misterioze e detit shfaqet në plazhin e Australisë (Video)

Krijesa misterioze me pamje të çuditshme është parë në një plazh të Australisë këtë javë.

Fun

16/11/2015 23:16

Një krijesë e çuditshme e detit është shfaqur në një plazh të Australisë. Kjo krijesë është emëruar “Dragoi i Kaltër” dhe është incizuar nga një kamerë sapo uji e solli në plazh.

Ndërsa kandili i detit ka thumba të fortë që mund t’i plagosë rëndë njerëzit, “Dragoi i Kaltër” është i paprekur nga helmi.

Në fakt, “Dragoi i Kaltër” përmban një helm të fortë në vetvete. Kylie Pitt, një ekspert i jetës detare nga Universiteti Griffith në Queensland, tha për Gold Coast Bulletin: “Kjo krijesë është me të vërtetë e çuditshme”. (lajmi.net)