Krenar Çoçaj dënohet me burg e Luana prishet me kunatin? Kjo është dëshmia (Foto)

Duket se dy baxhanakët Krenari dhe Getoari nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin…

ShowBiz

13/07/2017 16:01

Edhe pse dy motrat Vjollca kane nje lidhje shume te forte mes njera- tjetres, marredheniet me dy baxhanakëve duket se nuk jane aspak mire.

Dhe kjo u përfol pas lajmit se Krenar Çoçaj i dashuri i përfolur i Luana Vjollcës është dënuar me 6 muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës.

Dhe se Getoari ndodhej në makinë me Ledrin kur u sulmua nga Krenari. Por përvec kësaj në media u fol se Luana Vjollca prish marrëdheniet me kunatin e saj, Getoarin pasi ajo klipin e fundit “Benzina” ka bashkëpunuar me një kompani tjetër dhe jo me “BabaStars”, kompania e themeluar pikërisht nga Getoar Selimi, partneri i Marinës, ic ka bërë më parë.

Por lajmit se këta dy të fundit nuk flasin ju dha fund vetë Getoari duke treguar se është një kunat shembull dhe nuk mban mërira. Ai ka postuar një foto ku mbështet Luanën me klipin e saj te ri. Gjithashtu edhe Luana i komenton” Zemër faleminderit” nëpermjet ‘emoji’./intv.al/