KQZ certifikon rezultatet edhe në pesë komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për kryetarë të pesë komunave nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme

06/11/2017 16:06

Bëhet fjalë për komunat: Gllogovc, Obiliq, Kamenicë, Junik dhe Istog.

Ditë më parë, KQZ certifikoi edhe rezultatet  në 32 komuna nga Zgjedhjet Lokale (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot, Deçan, FushëKosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani iElezit, Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut).