Kortezhi i Demaçit niset drejt varrezave të Velanisë

Kortezhi i Adem Demaçit, tashmë është nisur drejt varrezave të Velanisë, ku në orën 12:00 pritet të varroset në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Lajme

28/07/2018 10:38

Në lagjen “Velania”, në Prishtinë, se kanë përfunduar punimet e varrit dhe vendit ku do të mbahet ceremonia e varrimit për Demaçin.

Gjithashtu atje janë parë edhe protokolli i presidencës dhe kryeministrisë së Shqipërisë, ku kanë sjellë kurora nderi për Demaçin.

Ceremonia komemorative dhe varrimi i Adem Demaçit, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.

Presidenti i Koaovës, Hashim Thaçi ka shpallur tri ditë zie. /Lajmi.met/