Korridoret ajrore me shtetet fqinje, nga viti i ardhshëm

Kosova nuk ka kompetenca për kontrollin e hapësirës së lartë ajrore deri në vitin 2019, meqë Këshilli i NATO-së ka kontraktuar kompaninë nga Hungaria “Hungaro Kontrolli” për kontrollin e hapësirës së Kosovës që prej prillit të vitit të kaluar. Kjo kompani me shërbimet që i ofron i fiton brenda një viti deri në 6 milionë euro.

Lajme

24/10/2015 18:03

Autoritetet e kosovare e menaxhojnë vetëm hapësirën e ulët ajrore nën 6.5 kilometra. Mirëpo, aktualisht ekziston vetëm një korridor ajror me Maqedoninë dhe se nga viti i ardhshëm pritet hapësira e ulët ajrore të normalizohet plotësisht me numër të ri të korridoreve ajrore me shtetet fqinje si Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj për KosovaPress deklaron se hapja e hapësirës ajrore për mbi kalime është bërë me vendim të Këshillit të NATO-së përmes një procesi të koordinuar ndërkombëtar dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e Kosovës. Kjo marrëveshjes sipas tij është 5-vjeçare me Hungarinë.

“Kjo hapësirë është hapur për mbi kalimet civile më 3 prill të vitit të kaluar bazuar në vendimin unanim të Këshillit të NATO-së e cila pastaj është pasuar me nënshkrimin e marrëveshjes implementuese midis Hungarisë dhe KFOR-it. Sipas kësaj marrëveshje “Hungaro Kontrolli”, do të ofrojë për një periudhë kalimtare 5 vjeçare shërbimet e navigacionit ajror për avionët në mbi kalim në hapësirën e lartë tonë ajrore, diku mbi 6.5 km”, tha Gjonbalaj.

Ai thotë se Kosovës i duhet një periudhë tranzitore për ngritjen e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për ofrimin e shërbimeve edhe në hapësirën e lartë ajrore pas kalimit të kësaj periudhe pesë vjeçare. Gjonbalaj shpreson se do të mund të menaxhojnë plotësisht hapësirën e lartë ajrore me kapacitete vendore.

Sipas tij, shërbimi i kontrollit të trafikut ajror është në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet e Hungarisë, dhe se këto shërbime janë në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë.

Gjonbalaj thotë s e në bazë të ligjit ndërkombëtar të aviacionit, e cila është e zbatueshme në Kosovë shteti nuk ka të drejtë t’i tarifon kompanitë ajrore vetëm për faktin se kalojnë nëpër hapësirën e vet ajrore.

Sipas tij, tarifimi i kompanive ajrore për fluturimet e larta dhe mbikalime bëhet bazuar në shërbimet e ofruara. Ai thotë se në marrëveshjen midis “Hungo kontrollit” dhe KFOR-it thuhet qartë se nuk do të ketë përfitime materiale nga këto shërbime. Kontrata i mundëson kësaj kompanie që në bazë të tarifave të mbledhura nga kompanitë ajrore që shfrytëzojnë këtë hapësirë ta mbulojnë plotësisht koston operative pa profit.

Gjonbalaj ka treguar se janë duke punuar ngushtë me NATO-n me idenë që gjatë vitit të ardhshëm hapësira e ulët ajrore e Kosovës të normalizohet plotësisht me një numër të ri të korridoreve ajrore, të gjitha këto nën kontrollin e plotë të ANP “Adem Jashari.

“Hapja e hapësirës së lartë ajrore ka hapur një kapitull të ri në normalizimin e hapësirës sonë të përgjithshme ajrore. Jemi duke punuar ngushtë me NATO dhe partnerët tanë tjetër ndërkombëtar dhe të rajonit që të normalizojnë plotësisht hapësirën e ulët ajrore të Kosovës. Mbi të gjitha të hapim korridore të reja ajrore për që lidhë Kosovën me Shqipërinë, Malin e zi dhe me Serbinë”, tha Gjonbalaj.

Kurse, Kosova e ka ofruesin e vet të shërbimeve të navigacionit ajror me një ndërmarrje publike kompetente që ofrojnë shërbime të navigacionit ajror për të gjitha operimet ajrore në hapësirën e ulët ajrore të vendit tonë. Pra, çdo fluturim në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës i merr shërbimet nga kontrolli ajror i ANP “Adem Jashari”. Gjithë ashtu kontrollorët tanë të trafikut ajrorë ofrojn? ? shërbime edhe për edhe për një numër të madh KFOR në hapësirën e ulët ajrore nën 6 kilometra e gjysmë.

Kryeshefi ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bahri Nuredini thotë për KosovaPress, se kontrollin e hapësirës së ulët ajrore dhe se kanë bërë studimin e fizibilitetit me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar për nevojat konkretet të cilat kërkohen për të marrë nën menaxhim edhe hapësirën ajrore totale të Kosovës.

“Në vitin 2019 ne shpresojmë se do të bëhet transferimi i hapësirës së lartë ajrore nga autoritetet e Hungarisë në autoritetet vendore dhe besojmë se me disa investime në burimet njerëzore dhe në infrastrukturë kapitale do të na bënin të gatshëm që të marrim përgjegjësitë për menaxhimin e komplet hapësirës ajrore”, deklaron Nuredini.

Kryeshefi i aeroportit ka vlerësuar se kompania hungareze prej 115 mijë fluturimeve brenda një viti fiton diku rreth 6 milionë euro. Këto të hyra sipas tij do të ishin të mjaftueshme për menaxhimin edhe nga autoritetet e Kosovës.

“Sigurisht se Hungaria ka benefite në bazë të numrit të fluturakeve të cilat kalojnë mbi hapësirën e Kosovës brenda një vitit diku 115 mijë fluturime. Nëse kalkulohet kjo në vlerë monetare vlerësohet të prej 5.5 deri në 6 milionë euro të hyra. Të hyrat nga hapësira e lartë ajrore janë të bollshme nëse nesër menaxhohet nga autoritetet vendore kjo hapësirë e lartë”, thotë Nuredini.

Hapësira e lartë e Kosovës, ka qenë e mbyllur për mbikalime civile transit që nga qershori i vitit 1999, që nga përfundimi i luftës e deri më 3 prill të vitit të kaluar. Kjo ka qenë një hapësirë zonë ndalim- fluturimi të cilin e kanë evituar kompanitë ajrore që normalisht do të duhej të fluturonin në këtë hapësirë./Kp