Korea Veriore: Amerika na shpalli luftë!

Vendosja e sanksioneve amerikan ndaj Koresë Veriore, për liderin e këtij shteti, Kim Jong Un është shpallje e luftës, ka njoftuar zyrtarisht Pjong-jangu, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Bota

07/07/2016 20:35

Vendosja e sanksioneve amerikan ndaj Koresë Veriore, për liderin e këtij shteti, Kim Jong Un është shpallje e luftës, ka njoftuar zyrtarisht Pjong-jangu, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Vendimi i Uashingtonit përbën “aktin më të keq armiqësor” dhe një “shpallje të hapur lufte” kundër Koresë, ka thënë Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut nëpërmjet një komunikatë, që e ka transmetuar agjencia qendrore koreane e lajmeve.

Reagimi i vendit të izoluar komunist vjen pasi SHBA-ja ka vënë sanksione kundër dikatorit verikorean për herë të parë të mërkurën, duke përmendur “abuzime të rënda të të drejtave të njeriut”. /Lajmi.net/