Korea e Jugut duhet të ndëshkojë koreanoveriorët, thotë hulumtimi

Korea e Jugut duhet të ndëshkojë koreanoveriorët për shkak të shkeljes të së drejtave të njeriut, thotë një studiues koreanojugor.

Bota

27/05/2016 00:13

Propozimi vjen vetëm 3 muaj pas kalimit të një projekt-ligji për të drejtat e njeriut në Seul të Koresë së Veriut, përcjell lajmi.net

“Korea e Jugut duhet të jetë e gatshme për marrjen e masave ligjore kundër Koresë së Veriut për shkak të shkeljes të së drejtave të njeriut”, është shprehur hulumtuesi.

Ligji për të drejtat e njeriut është miratuar me 2 mars, 11 vite pas paraqitjes së tij në parlament ndërsa kundërshtarët e tij ishin të shqetësuar për tensionimin e situates mes Jugut dhe Veriut.

Hulumtuesit kanë thënë se cenimi i të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut është ekstrem dhe shkon përtej kufijëve, ku njerëzve u cenohet e drejta e lëvizjes dhe ushqimit.

Sistemi hulumtues i Koresë së Jugut do të përdorë ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut gjatë rrugëtimit për ndëshkimin e fqinjëve verior./lajmi.net