Konfiskim armësh në Katunishtë të Podujevës

Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal armësh në Katunishtë të Podujevës dhe ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë shtënë me këto armë në një luginë.

Lajme

17/05/2015 12:35

Nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 30 fishek të kal. 7.62 mm dhe një pushkë të llojit Karabinë me një fishekë të kal. 7.62 mm, dy pushkë gjuetie me 37 fishek te kal. 12mm dhe një pushke ajrore.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./KosovaPress/