Kompanitë vendore po ballafaqohen me standarde të dyfishta (Foto)

Biznesi i Kosovës nuk kërkon lëmosh por kërkon trajtim të barabartë dhe jo vendosje të standardeve të dyfishta, të cilat po ndodhin gjatë proceseve të ndryshme tenderuese.

Lajme

23/11/2015 12:03

Këtë shqetësim e paraqiti përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Islam Pacolli në komisionin për zhvillim ekonomik gjatë monitorimit të ligjit për standardizim, ku tha se vendosja e barrierave të ndryshme pengon zhvillimin e bizneseve vendore.