Kompania turke ka një zgjidhje shumë kreative për kafshët e braktisura |FOTO GALERI|

Kafshët endacake janë një temë shumë e diskutuar Turqi dhe njëkohësisht edhe e ndieshme.

Fun

27/08/2015 15:18

Stambolli ka rreth 14 milionë banorë, duke qenë kështu njëri metropoleve botësore – metropolin mes lindjes dhe perëdimit nuk e mbi-popullojnë vetëm njerëzi, në mesin e milionave banorëve të Stambollit jetojnë edhe një shumë i madh i kafshëve; mace dhe qentë endacakë, supozohet se kafshë të braktisura në rrugët e Stambollit janë rreth 150 mijë të tilla.

Për një kohë të gjatë qeveria dhe institucione të ndryshme kanë deklaruar se shumë shpejtë do të gjejnë një zgjidhje për këto kafshë. Por si duket dikush nuk ka pasur më durim dhe ka vendosur të ofrojë një zgjidhje për këto kafshë, kompania turke ‘Pudgeon’ ka realizuar një ide shumë të veçantë, ata prezantuan makinat të cilat ri-mbushen me ushqim dhe pastaj e hedhin poshtë në vendet ku kafshët mund të ushqehen, për t’a pasur më të qartë funksionimin e kësaj makinerie shikoni imazhet e bashkangjitura më poshtë. /lajmi.net

 

vending-machine-feeds-stray-animals-in-exchange-for-recycled-bottles-5

vending-machine-feeds-stray-animals-in-exchange-for-recycled-bottles-10

vending-machine-feeds-stray-animals-in-exchange-for-recycled-bottles-6