Komisioni parlamentar e miraton propozimin që “Pallati i Rinisë” të bëhet ndërmarrje komunale

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, vendosi që Kuvendit t’ia procedojë për vendim propozimin e përbashkët të Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, që Ndërmarrja ”Qendra shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë” në Prishtinë, të kthehet në ndërmarrje publike komunale.

Lajme

07/02/2018 12:11

Lajmin e bëri të ditur anëtari i këtij komisioni, Dardan Molliqaj. “I bëj thirrje Kryesisë së Kuvendit që sa më shpejtë të mbajë mbledhje, ta fusë në rend të ditës për seancë plenare dhe pastaj deputetët të kenë mundësi që këtë ndërmarrje t’ia kthejnë nën menaxhim qytetarëve të Komunës së Prishtinës. Komuna e ka për detyrë të menaxhoj këtë ndërmarrje dhe t’i nisë investimet e duhura për ta bërë atë një qendër siç i ka hije Kryeqytetit”, ka thënë Molliqaj. /Lajmi.net/