Komisioni ndërministror inspekton kompleksin memorial ‘Adem Jashari’

Vizita e këtyre zyrtarëve ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së Kompleksit memorial “Adem Jashari.

Lajme

25/01/2019 21:20

Një komision ndërministror ka shkuar në Prekaz për të bërë vlerësimin e gjendjes së kompleksit memorial “Adem Jashari”.

Miratimi i ligjit për këtë kompleks në tetor të vitit të kaluar ka hapur rrugë që të bëhet një projekt i detajuar për ruajtjen dhe konservimin e kullave dhe hapësirave tjera.

Kjo është mirëpritur nga përfaqësuesit e familjes Jashari.

Në këto kulla nuk u intervenua asnjëherë për t’i ruajtur ato ndërsa punimet pritet të fillojnë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019.