Kombëtarja e Italisë duhet të marrë disa vendime, formacioni i mundshëm

Italia do të luajë ndaj Irlandës Veriore për kualifikimet në Botërorin 2022 në Katar, sonte me fillim nga ora 20:45.

Sport

25/03/2021 08:33

Gjatë ditës së sotme, kombëtarja e Italisë duhet t’i marrë disa vendime për lojtarët që do të jenë në formacionin startues, transmeton lajmi.net.

Barella pritet të fillojë gjithsesi, por ai mund të pushojë përpara ndeshjeve të ardhshme kundër Bullgarisë të dielën dhe Lituanisë të mërkurën e ardhshme.

RAI Sport sugjeron që Barella do të luajë përkrahë Marco Verratti dhe Manuel Locatelli të Sassuolo në mesfushë, edhe pse alternativa të tjera përfshijnë Lorenzo Pellegrini dhe Sensi.

Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne duket se do të jenë sulmuesit kryesorë.

Federico Chiesa është një tjetër lojtar që mund të ruhe për ndeshjet e tjera më të vështira.

Do të jetë mbi të gjitha një betejë fizike, kështu që Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci janë favoritët për të marrë rolet qendrore të mbrojtjes.

Moise Kean, Bryan Cristante dhe Jorginho janë të gjithë jashtë skuadrës së Italisë.

Itali (formacioni i mundshëm): G Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Emerson; Locatelli, Verratti, Barella; Berardi, Immobile, Insigne/Lajmi.net/