Kombëtarja e Brazilit po konsideron ta bojkotojë Copa American

Brazili po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Copa Americas.

Sport

05/06/2021 12:31

Brazili po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Copa Americas shkaku i brengave për situatën e COVID-19, transemton lajmi.net.

Argjentina ishte paraparë si organizatore të Copa Americas, por pas rëndimit të situatës me COVID-19 atje, CONMEBOL vendosi që turneu të zhvillohej në Brazil.

Problemi është që edhe Brazili po përballet me gjendje të rëndë nga pandemia, presidenti Bolsinaro dhe Federata e Futbollit të Brazilit kishin pranuar që turneu të zhvillohej atje, por lojtarët e Kombëtares po menojnë ndryshe.

Casemiro kishte deklaruar në konferencë për shtyp se lojtarët po mendojnë bojkotimin e turneut.

“Pas vendimit të Qeverisë dhe Federatës për mbajtjen e turneut, Tite erdhi dhe na shpjegoi situatën ku ne morëm vendimin tonë. Ne do të flasim për këtë, por e dimë pozicionin tonë, do të flasim si grup dhe do të marrim vendimin në fund”, tha Casemiro.

Edhe selektori i Brazilit, Tite ka pozicionuar vetën me lojtarët.

“Unë vetëm po kërkoj nga ju vetëm të jeni të kujdesshëm, nuk jam duke i ikur pyetjes por ekziston hipoteza për momentin. Do të vijë koha kur do të marrim një vendim unanim”, përfundoi Tite.

Copa America fillon me 14 qershor dhe nëse gjërat shkojnë kështu, Brazili do ta bojkotojë pjesëmarrjen./Lajmi.net/