Klubi i Prodhuesve bënë thirrje që Shqipëria të rindërtohet me produkte Made in Kosova dhe Made in Albania

Klubi i Prodhuesve të Kosovës u bënë thirrje qeverisë së Shqipërisë por edhe të gjitha organizatave humanitare të cilat janë duke ndihmuar në rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të rrënuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri që të gjitha materialet ndërtimore dhe ndihmat tjera të jenë produkte të cilat janë Made in Kosova dhe Made in Shqipëria.

Lajme

18/12/2019 11:41

“Pas mbështetjes së menjëhershme që ju dha të prekurve nga tërmeti me produktet esenciale, tani është e nevojshme që në shenjë solidarizimi por edhe si një simbolikë e veçantë, Shqipëria duhet të rindërtohet me produkte shqiptare. Duke pasur parasysh qe demet e tërmetit janë shumë te mëdha, blerja e produkteve vendore do të ndihmonte në rigjenerimin e ekonomisë, ku do të mundësonte zhvillimin e saj por edhe hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve”, thuhët në njoftimin për media të Klubit të Prodhuesve të Kosovës. 

Klubi edhe një herë bashkë ndjenë me të prekurit e tërmetit dhe gjithmonë do të jetë një mbështetje e fortë për të gjithë të prekurit nga tërmeti. /Lajmi.net/