KISCOMS vjen me gjashtë projekte të reja shkencore

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përveq kongresit ndërkombëtar për shkenca mjekësore, nga fillimi i vitit që vjen, do të fillojë realizimin e simpoziumeve për fusha të ndryshme të shkencave mjekësore. Aktualisht, publike janë njoftimet për simpoziumin për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, Ditën e Stomatologëve, Ditën e Mamive, Ditën e Infermierëve, Ditën e Fizioterapistëve dhe Ditën e Farmacistëve.

Lajme

19/11/2016 21:42

Kongresi i radhës, kongresi i shtatë ndërkombëtar për shkenca mjekësore, ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore, ndërsa simpoziumet kanë për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.

Në kongresin e shtatë me radhë ndërkombëtar për shkenca mjekësore si dhe në simpoziumet ndërkombëtare, studentët dhe profesionistët e gjeneratave të ndryshme do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore. Kongresi dhe simpoziumet ndërkombëtare, pos ligjeratave plenare të përzgjedhura, do të ofrojnë edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e drejtimeve përkatëse në nivel ndërkombëtar. Aplikimi mund të bëhet online, duke klikuar KËTU