KF Vëllaznimi akuzon gjyqtarin pas ndeshjes me Dukagjinin

KF Vëllaznimi ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes për neglizhim në ndeshjen ndaj Dukagjinit në kuadër të Ligës së Parë.

Sport

15/03/2021 11:58

Skuadra e Vëllaznimit u mposht nga Dukagjini në kuadër të Ligës së Parë, shkruan lajmi.net.

Vëllaznimi humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, në ndeshje gjyqtari e cilësoi një gol të dyshimtë ku pas xhirimeve rasti duket i dyshimtë.

Bëhet fjalë për një rast ku topi preki lojtarin tek vija e golit, por nuk duket me siguri që ka kaluar dhe gjyqtari vendos për gol të sigurt.

Pas ndeshjes, klubi ka reaguar në rrjetin e tyre social, Facebook, duke akuzuar gjyqtarin e ndeshjes.

Gjyqtar i deleguar për këtë ndeshje ishte Valon Bajgora. Klubi i Vëllaznimit e ka akuzuar atë për njëanësi gjatë ndeshjes.

Ky është postimi i plotë i KF Vëllaznimit, këtu mund të shihni edhe rastin e dyshimtë./Lajmi.net/