KF Kukësi e shkarkon trajnerin pas dy ndeshjeve

Kukësi ka pësuar 2 humbje në po kaq ndeshje në këtë fillim sezoni,  pasi u mund në “Loro Boriçi” nga Vllaznia 3-1, edhe në shtëpi u shpartallua nga Egnatia 0-4. Rezultate këto që e lënë Kukësin në vendin e fundit të renditjes, pa pikë, me 7 gola të pësuar e vetëm një të shënuar. Rezultatet…

Sport

04/09/2023 12:13

Kukësi ka pësuar 2 humbje në po kaq ndeshje në këtë fillim sezoni,  pasi u mund në “Loro Boriçi” nga Vllaznia 3-1, edhe në shtëpi u shpartallua nga Egnatia 0-4.

Rezultate këto që e lënë Kukësin në vendin e fundit të renditjes, pa pikë, me 7 gola të pësuar e vetëm një të shënuar.

Rezultatet e dobëta në këto dy përballje kanë çuar në ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Rraman Hallaçi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, klubi kuksian ka njoftuar largimin e trajnerit kuksian, i cili mori drejtimin e skuadrës sezonin e shkuar dhe ju besua dhe nisja e edicionit të ri, por kanë mjaftuar dy ndeshje që të mbyllet bashkëpunimi.

Hallaçi është trajneri i dytë që largohet në këtë fillim edicioni, teksa më herët edhe Stavri Nica u largua nga Laçi.