KF Gjilani nuk ndalet me përforcime

KF Gjilani po del të jetë skuadër shumë aktive këtë verë.

Sport

20/06/2019 16:30

Skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezeani, ka zyrtarizuar transferimin e radhës këtë afat kalimtar.

Është mbrojtësi i qendrës, Oltion Rapa, që ka vendosur t’i bashkohet KF Gjilanit.

Njoftimi i KF Gjilanit:

ZYRTARE: Rapa futbollist i Gjilanit

Gjilan, 20 Qershor-Oltion Rapa është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuq e bardhë, që e mbanë atë pjesë të skuadrës së Gjilanit për dy edicionet e ardhshme.

Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës nga “Superioria” në Shqipëri, KF Luftëtari.Rapa ishte lojtar prezent thuajse në të gjitha takimet e ish-skuadrës së tijë, sikurse në ligën elitare të Shqi përisë, gjithashtu edhe në kupë, nga 4 vitet e kaluara sa ishte pjesë e Luftëtarit.Po ashtu Rapa, kishte bërë paraqitje edhe në garat europiane me skuadrën gjirokastrite.

Mbrojtësi i ri i Gjilanit, Oltion Rapa, gjithë karrierës së  e tijë e kishte kaluar në Shqipëri, courses Gjilani do të jetë aventura e tij e parë larg kampionatit Shqiptarë, ku ai kishte milituar gjatë këtyre viteve të karrierës së tij, dhe ku u formua si futbollist./Lajmi.net/