KF Flamurtari merr rezultatet e testimit për COVID-19

KF Flamurtari ka bërë testimet për COVID-19, dhe të gjithë lojtarët kanë dalë negativ.

Sport

26/05/2020 18:56

Skuadra e Superligës janë duke u testuar për COVID-19, derisa po bëhen planet për vazhdimin e sezonit.

Skuadra nga kryeqyteti, ka njoftuar se ka bërë testimet, dhe gjithë lojtarët janë negativ.

“KF FLAMURTARI ka kryer me sukses testimet per Covid 19 dhe të gjithë futbollistët dhe stafi kanë dalë negativ, falenderojmë të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë testim”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Me 22 xhiro të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Flamurtari renditet në vendin e tetë me 28 pikë, dy më shumë se Trepça ’89, që ndodhet në zonën e rrezikuar për rënie nga kategoria./Lajmi.net/