KEDS-i angazhon ekipe shtesë për prishjet që shkaktoj shiu

KEDS-i ka angazhuar ekipe shtesë që të përballoj prishjet që janë shkaktuar nga të reshurat e shiut, stuhia dhe erërat që kanë dëmtuan shtëpi dhe objekte të ndryshme.

Lajme

04/08/2015 12:32

Në një njoftim për media, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike zyrtarët e prishjeve në këtë kompani kanë menaxhuar në mënyrë efikase situatën e krijuar edhe në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike.

“Të ndihmuar nga ekipe shtesë por edhe nga ekipet e mirëmbajtjes, zyrtarët e prishjes në KEDS kanë treguar rezultate të mrekullueshme kundrejt rregullimit të shumë prishjeve që u shkaktuan nga erërat e forta dhe të reshurat atmosferike”, thuhet në njoftim.

Sipas KEDS, gjendja e furnizimit me rrymë tanimë është përmirësuar në gjithë vendin.

“Sipas informatave të ekipeve në terren, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme dhe të pandërprerë deri në orët e vona të natës së kaluar, në kushte jashtëzakonisht të rënda KEDS ka arritur që të rregullojë pothuajse të gjitha prishjet”, njofton KEDS.