Kasper Schmeichel nënshkruan kontratë të re me Leicester Cityn

Kasper Schmeichel do të mbetet në Leicester City edhe për pesë sezone.

Sport

31/08/2018 23:54

Skuadra angleze ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë të re me portierin Kasper Schmeichel.

Portieri danez ka nënshkruar me ‘dhelprat’ për pesë vite.

Schmeichel i është bashkuar Leicesterit nga Leeds në qershorin e vitit 2011, ku ka regjistruar 289 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/