Karakteristika më seksi të disa shenjave të horoskopit

Yjet dhe hapësira qiellore mund të thotë shumë për karakterin dhe pamjen tuaj fizike dhe kur flasim për yjet dhe hapësirën mendja na shkon menjëherë tek horoskopi.

Fun

21/12/2019 11:11

Është një traditë shumëvjeçare tashmë të besuarit rreth sinjaleve që na dërgohen nga qielli, flitet për punën, dashurinë, trishtimin, paratë, të ardhmen por rrallë herë flitet për pamjen fizike dhe për formësimin e karakterit, për shenjat që i kanë më dominante dhe reflektuese këto tipare.

Dashi

Tipari më seksi i një dashi? Pasioni! Dashi është i pavarur, impulsiv, aventurier dhe çdo gjë e bën me forcën e dëshirës. A nuk është pasioni një dukuri shumë shumë seksi.

Demi

Vendosmëria është tipari më i fortë i një demi, kjo karakteristikë i bën personat e kësaj shenje të suksesshëm. Është pikërisht suksesi tipari më joshës tek një dem. Njerëzit tërhiqen nga mënyra sesi ata e çojnë diçka deri në fund dhe nuk dorëzohen kurrë, gjithmonë e gjejnë rrugën e duhur dhe një zgjidhje sepse gjithmonë e kanë një “as nën mëngë”.

Binjakët

Binjakët shquhen për mprehtësinë e tyre. Kërkues, kureshtarë për çdo gjë dhe çdokënd të ri, Binjakët janë shumë sharmantë. Dhe kanë kaq shumë histori për të treguar, në mënyrën më të bukur. Këtu qëndron dhe joshja e tyre.

Gaforrja

Gaforret janë të paparashikueshme dhe spontane. Shumë njerëz mund të mendojnë se e kanë ‘kapur’ natyrën e Gaforres, por nuk e dinë se është Gaforrja ajo që ‘kap’. Ato qëndrojnë gjithmonë tek ekstremet, nuk kanë të mesme. Ndaj nëse ju pëlqejnë aventurat spontane, Gaforrja do t’ju marrosë.

Luani

Karizmatikë, sharmantë dhe të sjellshëm, Luanët dinë t’ju bëjnë të dorëzoheni pa e kuptuar. Kanë natyrë shumë energjike, janë të butë, por nga ana tjetër, e njohin veten shumë mirë dhe e dinë çfarë duan. Dinë ta drejtojnë një marrëdhënie sepse siç dihet, janë mbretër të lindur.

Virgjëresha

Joshja e Virgjëreshës qëndron tek intelekti i tyre. Virgjëresha njihet si një shenjë që kërkon nga vetja, shumë sistematikë, por kjo i bën ata inteligjentë dhe të gatshëm të përballojnë çdo sfidë. Janë thjesht të plotësuar, të suksesshëm në çdo aspekt të jetës, sepse marrin gjithmonë atë që duan.

Peshorja

Peshorja mund t’ju kuptojë më thellë se çdo shenjë tjetër. Peshoret janë shumë shpirtërore, të ndjeshme, ndaj mund t’u hapeni në çdo kuptim, pa ndier se po lëshoheni më shumë se ç’duhet. Komoditeti që ofrojnë është padyshim një magnet për të tjerët.

Akrepi

Kur flasim për seksin dhe shenjat e horoskopit, në mendje na vjen menjëherë Akrepi. Kjo shenjë e veshur me sensualitet dhe një mister përherë të pazbulueshëm mund t’ju trembë, por ju josh aq shumë sa nuk përmbaheni. S’kemi ç’themi, Akrepi është aq i pakuptueshëm sa mund të kaloni një jetë të tërë në përpjekje për ta zbërthyer, por nuk keni zgjidhje tjetër!