Kamerë e fshehtë/ Si i’u vodh makina Dj Sardit: O plak del i vdekur nga këtu

Emisioni "Piranja" ka nisur së fundi nën moderimin e Arilena Arës dhe Florjan Binaj.

ShowBiz

04/05/2022 09:59

E gjatë episodit të fundit është zhvilluar një kamerë e fshehtë, shkruan lajmi.net.

E pre e kësaj kamere të fshehtë ra Dj i njohur shqiptar, Sardi Shehu.

Ai njihet për të qeshurën e tij tejet karakteristike, dhe së fundi ishte nisur për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e organizuar nga gruaja e tij, i kthehet në një ferr të vërtetë.

Bashkëpunëtore e këtij kurthi është gruaja e tij Jonisa Sinorukaj.

Sikur të mos mjaftonte që Jonisa e detyroi të kthehej nga rruga, Sardi ndalohet disa herë nga policia, rrugës për në Shkodër. Kupa mbushet kur përballet me një pronar lokali tepër injorant, i cili është fans i këngëve me çifteli.

Pasi gjatë gjithë performancës, nuk arrin ta kënaqë punëdhënësin, ky i fundit, hakmerret duke refuzuar ta paguajë.

Por e keqja do të vije pas kësaj./Lajmi.net/