Kafshimi e largoi Suarezin

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka zbuluar se menjëherë pasi mësoi se Luis Suarez e kishte kafshuar Giorgio Chiellinin gjatë Kampionatit botëror, e dinte se sulmuesi do të largohej nga Anfield.

Sport

01/09/2014 09:29

Edhe pse Kampionati botëror ka kohë që ka përfunduar, Luis Suarez vazhdon të jetë ende temë e nxehtë. Kjo për shkak të incidentit që shkaktoi në Brazil, e më pas transferimit në Barcelonë.

Dhe, kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka zbuluar se qka mendoi kur u njoftua me veprimin e aso kohe bashkëlojtarit të tij nga Reds, i cili kafshoi mbrojtësin Giorgio Chiellini në ndeshjen kundër Italisë në kuadër të rrethit të tretë në Grupin D.

“Në atë moment e kam kuptuar se është goditje e dyfishtë për ne. E dija se Anglia do të eliminohet nga Kampionati botëror dhe se Liverpool do të mbetet pa futbollistin më të mirë”, deklaroi Gerrard për “Sky Sports”.

“Aty nuk kishte më kthim prapa dhe e dija se do të largohet”, u shpreh ai.