Kafshët shtëpiake përhapin infeksione tek njerëzit

Ndoshta ju duhet të mendoni dy herë para se ta puthni kafshën tuaja shtëpiake, pasi që shkencëtarët besojnë se kafshët shtëpiake mund të përhapin infeksione tek njerëzit.

Lifestyle

20/06/2014 01:02

Kafshët shtëpiake mund të përhapin infeksione të ndryshme tek njerëzit, besojnë shkencëtarët.

Profesori Nigel French në Universitetin Massey në Zelandë të Re tha se përdorimi i antibiotikëve në kafshë mund të kontribojë në vuajtjen globale nga rezistenca antimikrobale.

Ai është hulumtuesi 3 vjeçar në studimet se si kafshët shtëpiake mund të përhapin infeksione rezistuese ndaj antibiotikëve tek njerëzit.

\”Ne do të shikojmë për rreziqet që kafshët shtëpiake mund të kenë në përhapjen e këtyre sëmundjeve bakteriale të cilat janë identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë\”, tha ai.

Ai tha se ka shqetësime në lidhje me rritjen e rasteve të dy llojeve të veçanta të bakterieve rezsitente ndaj antibiotikëve në Zelandën e Re, që zakonisht shkaktojnë infeksione të traktit urinar.

Francezi tha se infeksionet rezistente janë gjetur në shumicën e kafshëve shtëpiake dhe bakteret janë përhapur nga lëngjet.

\”Kafshët e pastrojnë prapanicën e tyre duke e lëpirë atë, kështu që ata mund të marrin ndotjen fekale në gojën e tyre dhe pastaj t\’i lëpijnë njerëzit. Kjo është se si infeksioni mund të transmetohet tek njerëzit\”, tha ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se shumica e njerëzve tashmë e dinë këtë – ju nuk duhet të lejoni që qeni juaj ta lëpijë fytyrën tuaj. Nëse qeni i lëpinë duart tuaja ju duhet t\’i pastroni ato menjëherë. Kjo është në thelb higjena e duarve dhe shmangni sa më shumë kontaktet fizike me kafshët tuaja shtëpiake\”, shtoi ai në fund.