Kadaj-Bujupi: 100 policë s’e lejuan opozitën të merrte pjesë në seancë

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se e ka përdorë policinë për të mos lejuar opozitën të merrte pjesë në seancën e fundit të Kuvendit.

Lajme

25/10/2015 12:35

Ajo ka thënë se ishin rreth 100 policë që penguan pjesëmarrjen e opozitës në hapësirën ku u zhvendos Kuvendi i Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e mbledhjeve të Kuvendit.

“Pozita të premten ka tejkaluar çdo normë kushtetuese duke u vënë në shërbim të një shteti fqinj e Jo të Kosovës. Seanca e të premtes ka qenë klandestine. Opozita nuk është ftuar ndonëse ka provuar të marrë pjesë mirëpo nuk është lejuar nga në shumë se 100 police. Pozita ka vendosur që të premten natën të mbajë një seancë klandestine dhe ta fillojë zhbërjen e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë shefja e deputetëve të AAK-së, në një konferencë të përbashkët me media, të shefave të grupeve parlamentare të partive në opozitë, transmeton Express.