Kabashiq: Flet për fletarrestin vdaj Zvonko Veselinoviqit
Në intervistën për “Drejtësia në Kosovë” Nikolla Kabashiq foli edhe për fletarrestin ndaj Zvonko Veselinoviqit.
Lajme
Në intervistën ekskluzive të dhënë për “Drejtësia në Kosovë”, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë Nikolla Kabashiq foli edhe për fletëarrestin ndaj Zvonko Veselinoviqit.
Kabashiq tha se nuk e di a ka fletarrest ndaj Veselinoviqit.
“Nuk e di, nuk e di që ekziston një rast i tillë, në gjykatë me siguri nuk kemi një lëndë të tillë nuk e di a ka lëndë të tillë në prokurori”, tha Kabashiq.
Gjyqi vepron vetëm kur t’i vijë aktakuza, ai nuk merret me hetime, fletarreste, bastisje, tha më tutje Kabashiq.
Kreu i gjykatës më tutje konstatoi se nuk mund të dijë për të gjitha lëndët që i ka gjykata.
“Nuk e di, sipas disa informatave i kam pasur 80 mijë lëndë në punë, a me te vërtetë mendoni se unë e di se çka përmban secila nga ato lëndë”, theksoi Kabashiq.
Fjalët e Kabashiqit për Zvonko Veselinoviqin mund t’i ndiqni në vijim.
Dje Kabashiq tha se është kryetar i gjykatës së Republikës së Kosovës.