Justin Kluivert kërkon më shumë hapësira në skuadër

Justin Kluivert, i transferuari nga Ajax, është shprehur i pakënaqur me situatën në skuadrën e Romës.

Sport

04/09/2018 21:10

Holandezi konsiderohet një nga talentët më premtues në Evropë. Justin është djali i ish sulmuesit të Barcelonës Patrick.

Kluivert ishte i kërkuar me ngulm nga shumë skuadra evropiane, ndër to edhe Manchester United.

19 vjeçari ka zgjedhur Romën, pasi sipas tij e ka parë si skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira. E kundërta po ndodh në këtë fillim sezoni dhe lojtari ka shprehur pakënaqësitë.

“Erdha që të jem startues. Kjo është arsyeja pse u largova. Megjithatë e kuptoj që koha ime nuk ka ardhur ende. Kam luajtur pak minuta me skuadrën dhe jam i lumtur. Gjërat duket se po shkojnë në drejtimin e duhur. Këtu ka lojtarë fenomenal dhe kjo është e mirë sepse të ndihmojnë të përmirësohesh” ishin fjalët e Kluivert.

Justin nuk e ka bindur trajnerin që të jetë në formacionin startues në tri xhirot e para, mirëpo kjo pritet të ndryshoj shumë shpejtë duke pasur parasysh potencialin e jashtëzakonshëm të 19 vjeçarit. /Lajmi.net/