Juan Jesus gëzon Romën

Roma nuk do të mund të llogarisë në pesë lojtarë në udhëtimin aspak të lehtë te Chievo të premten, por lajm i mirë është rikthimi i Juan Jesus.

Sport

07/02/2019 18:35

Robin Olsen, Kostas Manolas, Diego Perotti dhe Cengiz Under janë të lënduar, ndërsa mesfushori Lorenzo Pellegrini i suspenduar.

Por, një lajm i mirë për Romën është rikthimi i Juan Jesus.

Braziliani është përfshirë në skuadër pas rikthimit nga lëndimi i pësuar në Kupën e Italisë ndaj Virtus Entella muajin e kaluar.

Skuadra e Romës për ndeshjen me Chievon: Greco, Fuzato, Mirante; Karsdorp, Kolarov, Marcano, Santon, Fazio, Florenzi, Juan Jesus; De Rossi, Cristante, Nzonzi, Coric, Zaniolo, Pastore Dzeko, Schick, Kluivert, El Shaarawy./Lajmi.net/